Policia e Kavajës ka prangosur një 51-vjeçar, pasi u kap në flagrancë me kokainë, dhe me vlera monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Operacioni i uniformave blu u kodua te “Pedonalja”, pasi i arrestuari e ushtronte aktivitetin e tij kriminal në një kriminal në qendër të qyetetit bregdetar. Nga hetimet proaktive, ka rezultuar se 51-vjeçari, pasi i siguronte klientelë nëpërmjet komunikimeve në rrjetet sociale iu siguronte drogën e fortë e llojit kokainë si edhe kanabis sativa. Gjatë kontrollit, fizik, policia pohoi se u sekuestuan 27 doza kokainë dhe 1000 mijë euro. Por të arrestuarit në makinë iu gjetën edhe një shumë e konsiderueshme parash prej 740 mijë lekësh, të cilat u sekuestrian si prove materiale. /ABC News Albania 24/7
Shpërndante kokainë në qendër të Kavajës, pranga 51-vjeçarit
schedule13:01 - 8 Maj, 2019
schedule 13:01 - 8 Maj, 2019