Britania: Rusia mund të jetë një kërcënim për Europën dhe pas luftës në Ukrainë

schedule10:59 - 28 Qershor, 2022

schedule 10:59 - 28 Qershor, 2022

Kreu i ri i ushtrisë britanike, gjenerali Patrick Sanders, ka mbajtur fjalimin e tij të parë që nga marrja e postit të tij si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, sipas skynews.

Ai ka paralajmëruar se Rusia ka të ngjarë të jetë një “kërcënim edhe më i madh” për Europën pas pushtimit në Ukrainë dhe Britania e Madhe duhet të veprojë sa më shpejt për t’u siguruar që të mos tërhiqet në luftë.

Më lejoni të jem i qartë, ushtria britanike nuk po mobilizohet për të provokuar luftë. Ajo po mobilizohet për të parandaluar luftën,” tha ai.

Gjenerali tha se nuk ka parë “një kërcënim kaq të qartë ndaj parimeve të sovranitetit dhe demokracisë dhe lirisë për të jetuar pa frikë nga dhuna” gjatë gjithë viteve që ka shërbyer në ushtri.

“Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për të siguruar që ushtria britanike të bëjë të pamundurën për të shmangur luftën,” tha ai.

Pavarësisht paralajmërimeve të tij, kuptohet se numri i ushtarëve britanikë në dispozicion aktualisht mund të reduktohet ndjeshëm nga rreth 82,000 në 72,000. Megjithatë, ai tha se ushtria britanike do të “luaj rolin e saj” së bashku me aleatët e saj në Ukrainë.

Ai nuk tha se sa trupa do të mobilizohen, por  tha se kërcënimi ka ndryshuar dhe ndërsa kërcënimi ndryshon, ne do të ndryshojmë me të.

“Detyra ime është të ndërtoj ushtrinë më të mirë të mundshme. Ne nuk e dimë se si do të përfundojë lufta në Ukrainë, por në shumicën e skenarëve, Rusia do të jetë një kërcënim edhe më i madh për sigurinë euopiane pas Ukrainës,” tha ai.

Fjalimi i tij vjen ndërsa kryeministri Boris Johnson pritet të njoftojë rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar gjatë javës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!