Franca do të dërgojë ” sasi të mëdha” automjetesh të blinduara , në Ukrainë, tha ministri francez i Mbrojtjes Sebastian Lecornu në një intervistë të botuar të hënën mbrëma.
“Për të lëvizur shpejt në zonat nën zjarrin e armikut , ushtarët (ukrainas) kanë nevojë për automjete të blinduara,” tha ministri francez.
Parisi do të “dorëzojë, në sasi të madhe automjetesh të këtij lloji, tha ai.
Lecornou konfirmoi gjithashtu vendosjen e gjashtë raketave me rreze të gjatë CAESAR në Ukrainë.
Këto sisteme 155 mm , të përshtatura për kamionë, kanë një rreze veprimi deri në dyzet kilometra, në varësi të municionit./abcnews.al./