Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lirohen gazetarët e Reuters

schedule20:58 - 7 Maj, 2019

schedule 20:58 - 7 Maj, 2019

Pas rreth 500 ditë burg dy gazetarët e agjencisë së lajmeve “Reuters”, që dokumentuan dhunën ndër-etnike në shtetin aziatik të Mianmarit, kanë fituar lirinë.

Dy gazetarët e agjencisë së lajmeve “Reuters”, të burgosur në Mianmar për publikim të sekreteve shtetërore, janë liruar nga burgu ditën e martë, pas më shumë se 500 ditë të kaluara prapa hekurave.

Ua Lon dhe Kjeu Soe O, të moshave 33 dhe 29 vjeç, ishin dënuar shtatorin e kaluar me 7 vjet burg për publikimin e dokumenteve shtetërore që vërtetonin dhunën e forcave të armatosura ndaj komunitetit Rohingia.

Ata janë liruar në bazë të një amnestie presidenciale për 6 mijë e 520 të burgosur. Agjencia “Reuters” ka deklaruar se dy gazetarët e saj nuk kishin kryer asnjë krim dhe prej kohësh kishte kërkuar lirimin e tyre.

Dy reporterët, të rrethuar nga kolegë të mediave të tjera teksa linin qendrën e burgimit, i shprehën mirënjohjen e tyre komunitetit ndërkombëtar për përpjekjet për lirimin e tyre.

“Jam i lumtur që do të shoh sërish familjen dhe kolegët e mi. Gjithashtu, mezi pres të rifilloj nga puna”, tha Ua Lon.

Të shoqëruar nga kolegët e agjencisë, ata u bashkuan më pas me familjet e tyre. Ofensiva ushtarake kundër minoritetit Rohingia nisi në gusht të vitit 2017 dhe detyroi më shumë se 730 mijë anëtarë të këtij komuniteti, të braktisnin shtëpitë e tyre dhe të kërkonin strehim në Bangladeshin fqinj. Raportimi i dy gazetarëve, që përmbante deklarata nga përgatitësit e planit, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes dhe familjarë të viktimave u nderua me çmimin prestigjoz Pulicer./ABC News Albania 24/7 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!