Bilanci tragjik nga sulmi rus në qendrën tregtare në Ukrainë, 10 viktima, mbi 40 të lënduar

schedule20:40 - 27 Qershor, 2022

schedule 20:40 - 27 Qershor, 2022

Është rritur bilanci i viktimave nga sulmi me raketa në qendrën tregtare të qytetit qendror të Ukrainës, Kremenchuk.

Të paktën 10 civilë kanë vdekur dhe më shumë se 40 janë plagosur, raporton BBC.

Zyrtarët ukrainas shprehen të frikësuar se numri i viktimave mund të rritet nga momenti në moment, pasi gjatë bombardimit në qendrën tregtare ndodheshin mbi 1000 ukrainas.

Lexo edhe: Horror në qendrën tregtare në Ukrainë nga raketat ruse, të paktën 2 viktima dhe mbi 20 të plagosur

Sipas një video të postuar nga presidenti Volodymyr Zelensky, sulmi ndodhi pak pas mesditës sot më qendrën tregtare me një turme prej 1000 vetësh.

Një reporter i Reuters thotë se pa skeletin e djegur të qendrës tregtare me çatinë që ishte gati për t’u shembur.

“Ne nuk e dimë se sa njerëz mund të jenë nën rrënoja,” tha kreu i shërbimit rajonal.

Zelensky tha se më shumë se 1,000 njerëz ishin në qendër në kohën e sulmit. Ai nuk dha detaje rreth viktimave, por tha se ” është e pamundur të imagjinohet numri i viktimave “.

Është e kotë të shpresosh për mirësjellje dhe humanizëm nga Rusia ”, shkroi Zelensky në Telegram.

Më herët, kreu ushtarak i Poltavas, Dmitry Lunin tha se trupat ruse qëlluan mbi Kremenchuk.

Shpërthime u dëgjuan edhe në Poltava, por aty nuk ka informacione për goditje me raketa.

Kremenchuk është një qytet me rreth 200,000 banorë, në këtë qytet ndodhet rafineria më e madhe e naftës në Ukrainë.

Më 18 qershor, tetë raketa u qëlluan në Kremenchuk. Askush nuk u lëndua nga bombardimet./abcnews.al/

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!