Skënderbeu ka rënë në Kategorinë e Parë, teksa tashmë dihet se është shndërruar në “market” për skuadrat e Superiores.
Korçarët vazhdojnë të “zbrasen”, teksa lojtari i radhës që përshëndetet me Skënderbeun është mesfushori 23-vjeçarë.
Bëhet fjalë për Uerdi Mara, i cili është produkt i akademisë së Skënderbeut, por që ka vendosur të provojë një ekperiencë të re, jashtë Shqipërie.
Sipas “Supersport” Mara do të kalojë në kampionatin turk, tek skuadra e Ankara Keçiörengücü, që luan në Ligën e Parë turke. Në këtë mënyrë 23-vjeçari tek skuadra turke do të gjejë edhe ish-lojtarin e Partizanit, Jugen Bardhin, ndërsa gjithashtu me këtë ekip luan edhe Arb Manaj.
Lajmin e ka konfirmuar vetë 23-vjeçari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar gjithë ambientin e skuadrës korçare.
“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këtë moment, pasi janë shumë vite, shumë emocione, të gjitha së bashku.
Nuk do harroj kurrë ato që më keni bërë të përjetoj, çdo ndeshje. Me ju jam rritur, kam mësuar, kam jetuar e kam ëndërruar.
Dua të falenderoj të gjithë trajnerët të cilët më kanë mësuar dhe ndihmuar të rritem dhe të jem ky që jam sot.
Padyshim dua të falenderoj gjithë tifozerinë korçare dhe në veçanti “Ujqërit e Dëborës” të cilët na kanë mbështetur në çdo moment, të mirë dhe të keq.
Mirënjohje për të gjithë klubin e Skënderbeut, që do të mbetet gjithmonë në zemren time, në veçanti Presidentin dhe familjen e tij për mundësinë dhe mbështetjen që më kanë dhënë.
Më e rëndësishmja, falenderimi i shkon familjes time, mbështetësit e mijë kryesore. Uroj që ekipi i Skënderbeut të ringrihet dhe të shkojë në nivelet që meriton” ka shkruar Mara.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al