Institucionet shtetërore dhe private të Lituanisë janë goditur nga një sulm kibernetik, tha Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e vendit baltik në një deklaratë të publikuar nga ministria e mbrojtjes.
“Ka shumë të ngjarë që sulmet me intensitet të ngjashëm ose më të madh do të vazhdojnë në ditët në vijim, veçanërisht në sektorët e transportit, energjisë dhe financave”, raporton Reuters.
Rrjetet e sigurta të përdorura nga institucionet shtetërore ishin midis të prekurve.
Reuters raporton gjithashtu se grupi rus i hakerëve Killnet ka marrë përgjegjësinë, duke thënë se sulmi është në hakmarrje ndaj Lituanisë që parandalon transferimin e mallrave ruse nëpër territorin e saj në enklavën ruse të Kaliningradit. /abcnews.al