Nëse ditët në vijim iu duhet të përdorni autostradën Tiranë –Durrës dhe anasjelltas për të lëvizur merrni masa pasi mund të përballeni me trafik.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në autostradë do të nisin punimet për të rehabilituar sistemin e ndriçimit dhe nga mëngjesi i 8 majit deri më 17 korrik automjetet do të lejohet të qarkullojnë në një korsi.
Investimi do të kryhet në segmentin rrugor ish Dogana-Qafë Kashar-Vorë dhe vjen në kuadër të projektit të mirëmbajtjes dhe sigurisë rrugore të Bankës Botërore dhe Qeverisë.
Qarkullimi i automjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar do te jetë me shpejtësi të reduktuar. /ABC News Albania 24/7