Kryeministri Boris Johnson thotë se ai është i impresionuar nga “uniteti i vazhdueshëm” i G7 gjatë pushtimit rus të Ukrainës.
“Nuk ka asnjë marrëveshje që Presidenti Zelensky mund ta bëjë realisht, kështu që në ato rrethana G7, mbështetësit e Ukrainës në mbarë botën, duhet të vazhdojnë të ndihmojnë ukrainasit për të rindërtuar ekonominë e tyre, për të eksportuar drithërat e tyre dhe për të mbrojtur veten”, thotë Johnson në samitin që po mbahet në Gjermani.
Ai shton se situata në juglindje të vendit mbetet shumë e vështirë, por Ukraina ka demonstruar një “aftësi të jashtëzakonshme për të zmbrapsur dhe ndryshuar pozicionin ushtarak”. /abcnews.al