Reforma në drejtësi është e thellë dhe kërkon vullnet politik. Përgëzimet për çfarë është arritur deri më tani në sistemin e drejtësisë ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj i ka marrë nga homologia e saj franceze Nicole Belloubet.
Që reforma në drejtësi të realizohet kërkohet vullneti politik. Është ministrja e drejtësisë franceze që e dha këtë mesazh pasi takoi homologen e saj shqiptare.
“Sapo pata një taim me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj. Më informoi për reformën në drejtësi e cila është e thellë dhe e gjerë për të cilën duhet vullnet politik të cilin ne e përshëndesim”.
Të dyja ministret theksuan rëndësinë e vazhdimësisë të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Francës.
E shoqëruar edhe nga Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi dhe anëtari i këshillit të lartë Gjyqësor Erjon Muharremaj, ministrja e drejtësië Etilda Gjonaj mori konfirmin e homologes franceze për firmosjen në Tiranë të një Memorandumi për Forcimin e Bashkëpunimit në fushën e Drejtësisë për të Miturit dhe ofroi mbështetjen e qeverisë franceze në ngritjen e Qendrës së Ekselencës, sipas modelit francez, për formimin profesional në këtë fushë.
Një tjetër çështje për të cilën dy homologet u dakordësuan për të thelluar bashkëpunimin është ndryshimet në legjislacionin e Kodit Civil shqiptar. /ABC News Albania 24/7