Nga Leontina Nika
Ekspozita “Materie, Jo Materie, Anti-Materie,” bën bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj të cilët për një periudhë 2 mujore kanë qëndruar në rezidencën artistike “Tirana Art Lab”.
Kuratorja Adela Demetja thotë se punimet e tyre trajtojnë çështje të hapësirës publike dhe kujtesën individuale dhe kolektive.
Artistja Franceze Valentina Peri prezanton me gjuhën e artit rrëfimin personal të gjyshit të saj i cili ka qëndruar në Shqipëri gjatë luftës 1940 – 1943 .
Gjithçka nis përmes këmbimit të letrave dhe kartolinave me gjyshen e saj.
E kam titulluar “I dashuri i saj u kthye nga lufta”.
Pika e fillimit të punës time ishte zbulimi i arkivit të gjyshit tim italian Giusepe Peri , i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte vendosur në Shqipëri dhe korrespondenca e dashurisë mes gjyshërve vjen e shtjelluar përmes letrave, fotografive bardh e zi dhe kartolinave. Në këtë koncept unë kam përfshirë edhe boten virtuale, ku përtej imazhit ka edhe elemente të tjera shtesë ku shikuesi mund të hy më thellë në njohjen e kësaj historie. Këto materiale japin fragmente të mozaikut te dashurisë, por edhe anën historike dhe bashkëjetesën e tij me shqiptarët, ku ai ka edhe shënime emrash e vendesh të cilat unë i jam përpjekur t’i hulumtoj dhe ti pasqyroj këtu.
Olson Lamaj përmes tre godinave simbol të sheshit Skënderbej në Tiranës, si Banka e Shqipërisë , 15 katëshit, Pallatit të Kulturës sjell propagandën e pushtetit dje dhe atë të sotshmen , ku mbishkrimet mbi godina arkitektonike tashmë janë zhvendosur në formë virtuale.
Në këtë ekspozitë nuk mungojnë edhe temat sociale ku ekosistemit ujor dhe përfaqësimit të fuqisë në epokën virtuale.
Ekspozita Materie, Jo Materie, Anti-Materie, e çelur tek Tulla Center do të qëndroi e hapur deri me 28 gusht./abcnews.al/