Vizat nuk u liberalizuan, Abdixhiku: Padrejtësi e rëndë, Kosova e meritonte

schedule22:17 - 23 Qershor, 2022

schedule 22:17 - 23 Qershor, 2022

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur padrejtësisë të rëndë që Kosovës nuk iu liberalizuan vizat.

Në një shënim në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku shruan se mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi nuk e meriton. Ai thekson se tani është radha e vendeve të BE-së t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë e të guximshëm.

Reagimi i plotë:

Liberalizimi i vizave për kosovarët është e drejtë bazike njerëzore sot. Kosova ka të përmbushura kriteret e përcaktuara tashmë. Çdo vonesë në këtë drejtim është padrejtësi; padrejtësi e rëndë madje.

Mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi ynë nuk e meriton dot. Përpjekja për liri të lëvizjes për qytetarët tanë, duhet të jetë angazhim i përbashkët i secilit patriot që synon ankorimin e Kosovës në bashkësinë e kombeve të lira, demokratike e prosperuese, në familjen euroatlantike. LDK, këtë rol do ta ushtrojë. Prandaj një muaj më parë, së bashku me eurodeputetë e delegatë të EPP, nxorrëm një rezolutë që kërkonte mu këtë. Do të bëjmë rolin tonë mbështetës kudo që mundemi, sa herë që mundemi.

Tani është radha e vendeve të BE-së t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë e të guximshëm – Kosovës, minimalisht liberalizim vizash. Çdo përfundim ndryshe nga ky Samit, është inkurajim i forcave destabilizuese në Ballkan.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!