Greenwood do të mësojë sot nëse do i zgjatet lirimi me kusht

schedule13:09 - 23 Qershor, 2022

schedule 13:09 - 23 Qershor, 2022

Ylli i Manchester United, Mason Greenwood do të mësojë sot nëse lirimi me kusht i zgjatet pasi u arrestua me dyshimin për përdhunim.

Sulmuesi i Anglisë, 20 vjeç, u arrestua në janar pasi viktima e tij e supozuar 18-vjeçare postoi imazhe dhe video në mediat sociale. Ai kaloi tre netë në një qeli policie dhe fillimisht u pyet me dyshimin për përdhunim dhe sulm. Më pas ai u arrestua sërish për sulm të dyshuar seksual dhe kërcënime për vrasje.

Hetimi mbetet në vazhdim dhe Policia e Manchesterit ka aplikuar në gjykata për të zgjatur lirimin me kusht. Sot, avokatët e futbollistit do të paraqiten në gjykatën e Magjistraturës në Manchester dhe Salford në një seancë me dyer të mbyllura. Procesi ligjor nuk do të mbahet në gjykatë të hapur dhe Greenwood nuk do të kërkohet të marrë pjesë.

Lojtari mbetet i pezulluar nga United dhe ka luajtur për herë të fundit për klubin më 22 janar në një fitore 1-0 kundër West Ham. United ka konfirmuar se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për përzgjedhje ose nuk do të lejohet të stërvitet me bashkëlojtarët e tij deri në njoftimin e mëtejshëm.

Në një deklaratë të klubit thuhej: “Ne jemi të vetëdijshëm për imazhet dhe pretendimet që qarkullojnë në mediat sociale. Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa të vërtetohen faktet. Manchester United nuk fal asnjë lloj dhune”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!