Ushtria izraelite konfirmon hyrjen në fuqi të armëpushimit në Gaza

schedule10:57 - 6 Maj, 2019

schedule 10:57 - 6 Maj, 2019

Hyn në fuqi armëpushimi në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite ka konfirmuar lajmin duke thënë se marrëveshja jo e drejtpërdrejtë u arrit falë ndërmjetësimit ë Kombeve të Bashkuara dhe Egjiptit.

Ushtria izraelite konfirmoi rikthimin në normalitet të situatës. Është ky konfirmimi për hyrjen në fuqi të armëpushimit në Rripin e Gazës, e paralajmëruar edhe nga televizioni Al Aksa i Hamas. Televizioni shtetëror izraelit nga ana e tij raportoi se Izraeli synon të realizojë Brenda një javë çdo detyrim që përfshin armëpushimi.

Për të garantuar respektimin e armëpushimit, po sipas televizionit izraelit, kanë hyrë në skenë Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Egjipti. Armëpushimi sipas të përditshmes izraelite Haretz, ëhstë reciprok nga të dyja palët, të cilat kanë premtuar se do të përmbushin detyrimet përkatëse. Radio ishtarake izraelite deklaroi se marrëveshja jo e drejtpërdrejtë u arrit falë ndërhyrjes së të dërguarit të Kombeve të Bahskuara, Nikolai Mladenov.

Në dy ditë luftime, në Rripin e Gazës mbetën të vrarë 25 palestinezë, mes të cilëve dy gra shtatzëna dhe një vajzë e re, ndërsa 170 të tjerë u plagosën. Lajmi u konfirmua nga ministria e shëndetit vendor. Xhihadi islamik konfirmoi vrasjen e tetë militantëve të Hamas, dhe dy luftëtarëve. Por burime izraelite pretendojnë se janë 15 militantët e vrarë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!