Emergjencat Civile: Situata drejt përmirësimit

schedule11:31 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 11:31 - 2 Dhjetor, 2017

Pas shirave të dendur gjate dy ditëve të fundit në të gjithë vendin, intensiteti i tyre ka rënë ndjeshëm. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile thekson se Rreziku kryesor paraqitet në pellgun e lumit Vjosë, sidomos në Vlorë dhe Fier.
Vjosa ka care argjinaturën, në afërsi të urës së Mifolit, thuhet në njoftimin e kryministrisë, teksa ka vërshuar drejt fshatrave Fitore, Bishan, Ferras, Poro dhe Frakull. Në këtë zonë ka prani uji në 300 banesa dhe 1,000 ha tokë, si dhe janë përmbytur 310 ha të tjerë. Për përballimin e gjendjes janë angazhuar 710 forca dhe 152 mjete.
Rrugët janë mbajtur të lira. Vështirësi paraqet ende aksi Tepelenë-Gjirokastër, ku po punohet për heqjen e dheut në segmentin Shkallë e Zezë-Uji Ftohtë,ndërkohë qësegmenti tek Urae Viroit u zhbllokua.

Gjithashtu, po punohet për zhbllokimin e akseve Tepelenë-Këlcyrë, Përmet-Çarshovë dhe Vlorë-Selenicë, ndërsa në akse të tjera po punohet për eliminimin e rrëshqitjeve të dherave.
OSHEE ka vijuar riparimin e defekteve për të mundësuar furnizimin me energji të qytetarëve. Aktualisht punohet për të stabilizuar gjendjen nënënstacionet e Zëmblakut, Maliqit, Radhimës dhe Memaliajt.Në vend janë pa energji 45,000 abonentë.Nga avaritë gjatë natës janë dëmtuar ujësjellësit e Krujës, Ballshit dhe Bishqemit Fushë. Funksionimi i plotë i hidrovoreve mbetet një ndër elementët më pozitivë gjatë kësaj gjendjeje të rëndë. Në fund situata do të vijojë të mbetet e rëndëdhe, për këtë arsye, kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim i gjerë dhe solidaritet./abcnews.al

 

https://youtu.be/2IneM4S8x_0

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!