Kupa e Botës po afron dhe i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së ka folur rreth turneut prestigjioz.
“Kupa e Botës pa Italinë është si të pish një kapuçino pa kafe. Më vjen keq që nuk janë kampionët e Evropës. Më vjen keq për Verrattin dhe Donnarumma. Por jam i sigurt që do të jetë Botërori më i mirë në histori. Jam krenar për vendin tim”, është shprehur ai./ h.ll/abcnews.al