Telashe për Aurelio de Laurentiis, presidentin e Napolit. Kreu i klubit italian, së bashku me bashkëshorten e tij Jacqueline Baudit, djalin Edoardo dhe vajzën Valentina, janë nën hetim.
E gjitha për shkak të akuzave për deklarim të rremë të bilancit në kuadër të transferimit të Victor Osimhen nga Lille te Napoli.
Guardia di Finanza bëri disa kontrolle në zyrat e klubit në Castel Volturno dhe Romë. Synimi ishte gjetja e provave për akuzën e cituar më lart.
Prokuroria ka kërkuar marrjen e dokumentacionit dhe elementeve të tjera të dobishme, të vlefshme për të vërtetuar falsifikimet në transferimet e lojtarëve të ndryshëm. / abcnews.al