Zyrtare: Partizani përforcohet në mbrojtje, e merr nga Makedonija GP

schedule20:54 - 21 Qershor, 2022

schedule 20:54 - 21 Qershor, 2022

Partizani ka zyrtarizuar mbrojtësin David Atanaskoski, i cili ka firmosur për një sezon me “Demat e kuq” dhe do të luajë për herë të parë në Superiore.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin David Atanaskoski. Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave të fundit te Shakhter Karagandy në Kazakistan dhe Makedonija Gjorce Petrov.

25-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me Partizanin një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon dhe menjëherë do t’i bashkohet skuadrës në Slloveni”, njofton Partizani. / abcnews.al