Koncepti i lumturisë nuk është diçka e prekshme. Ju nuk mund ta përkufizoni lumturinë, as ta kapni atë, as ta përshkruani atë.
Por mund ta sabotoni shumë lehtë…
Lumturia mund të jetë një imazh shumë i ndryshëm për secilin prej nesh dhe në përputhje me rrethanat, herë pas here mund ta kemi prekur, përjetuar, por fatkeqësisht mund të mos e kuptojmë.
Këto janë periudhat e jetës kur ne ndjejmë se gjithçka po shkon mirë. Jemi të dashuruar, të lumtur në punë, ndihemi të suksesshëm, por gjithçka na mundon shpirtin dhe mendjen.
Çfarë është kjo? Hiper-analiza e gjithçkaje
Oh po, nëse i përkisni kategorisë së grave që analizojnë në shkallën më të lartë çdo skenar të mundshëm dhe të pamundur, atëherë ka shumë mundësi të sabotoni lumturinë tuaj personale. Atë që e pushtuat me kaq shumë përpjekje dhe luftë.
Njerëzit që mbi-analizojnë priren të jenë më të zgjuar se të tjerët, por në të njëjtën kohë më vetëshkatërrues. Kjo ndjenjë se diçka nuk shkon gjithmonë mirë, sjell tension që përfundon në lodhje./abcnews.al