Dalin rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për maturën shtetërore 2022. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije se një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale.
Gjuha e huaj ishte lënda e parë në të cilën maturantët testuan njohuritë e tyre. Provimi u zhvillua në 9 qershor për rreth 33 mijë maturantë.
Testi u cilësua me vështirësi të lehtë deri në mesatare dhe këtë e tregojnë dhe notat e mira, siç duket nga rezultatet e publikuara sot.
Statusi i Ministres Kushi:
I prita me padurim rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore dhe gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale.
Jam optimiste edhe për provimet e tjera dhe ju uroj shumë suksese të gjithëve!
Linku i rezultateve:
qsha.gov.al/infos/matura_2022/d3/d3_rezultate.pdf
/abcnews.al/