Jelekët e verdhë kanë shënuar një rekord negativ këtë të shtunë, për numrin e vogël të pjesëmarrësve. Sipas të dhënave zyrtare, konfirmohet se në të gjithë vendin kanë qenë 18.900 manifestues, ndërsa në kryeqytet vetëm 1.460.
Vetëm tri ditë pas mobilizimit të 1 majit, jelekët e verdhë u përpoqën të rikthehen në shesh, por kanë qenë të pakët në numër. Mediat konfirmojnë se në të gjithë vendin kanë qenë vetëm 18.900 ata qëdolën në rrigë. Sipas ministrisë së brendshme franceze, në Paris kanë qenë vetëm 1460.
Në të shtunën e 25 të protestave që organizohen çdo fundjavë që nga muaji nëntor i një viti më parë, ky është një rekord negative për numrin e pjesëmarrësve.
Ndërkohë në të përditshmen “Liberation” janë publikuar 1400 firmat e mbledhura për një apel të artistëve dhe krijuesve, të titulluar “Jelekë të Verdhë, ne nuk jemi budallenj!”. Në tekst i bëhet homazh një lëvizjeje të paprecdentë në republikën e pestë, një lëvizje që pushteti përpiqet ta përqeshë dhe ta shtypë me dhunë, në një kohë që dhuna më kërcënuese është ajo ekonomike dhe sociale.
Mes atyre që kanë firmosur të parët është aktorja Zhuliet Bimosh dhe Emanuel Bert. /ABC News Albania 24/7