Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tottenham mundet sërish

schedule21:28 - 4 Maj, 2019

schedule 21:28 - 4 Maj, 2019

Skuadra e Tottenham u mund minimalisht 1-0 në transfertën e Bournemouth. Londinezët luajtën rreth 45 minuta me 9 lojtarë ndërkohë që rrezikojnë vendin e tretë në renditje.

Me dy lojtarë më pak rezistojnë deri në kohën shtesë, dhe më pas e pësojnë. Tottenham sërish humbet këtë radhë në fushën e modestëve të Bournemouth, në një ndeshje ku “Spurs” luajtën për rreth 45 minuta me 9 lojtarë. Me këtë humbje siguria e tyre në vend të tretë është vënë në pikëpyetje, pasi do të varet nga rezultati i Chelsea dhe i ndeshjes së ardhshme.

Në pjesën e parë ishte Son Heung-Min, më saktë në minutën 43’, kur koreano-jugori u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi goditi me grusht kundërshtarin. Juan Foyth zë vendin e tij në fillim të pjesës së dytë, por mbrojtësi 21-vjeçar pati fatin e zi të ndëshkohet edhe ai direkt me karton të kuq pas tre minutash lojë, për një ndërhyrje me takë në këmbën e kundërshtarit.

Në minutat në vijim skuadra e Pochettino u mundua të rezistojë me dy lojtarë më pak dhe ia doli deri në minutën 90+1’, kur Ake shënoi golin e fitores për skuadrën vendase, në një goditje këndi. Për Bournemouth kjo ndeshje nuk kishte ndonjë vlerë sepse nuk kanë asnjë objektiv në këtë fund sezoni.

Një moment jo fort pozitiv për Spursat të cilët kanë një pengesë shumë të vështirë në “Johan Cruyyf” arena javën e ardhëshme për sfidën e kthimit në gjysmëfinalen e Champions, por ndërkaq rrezikojnë ndjeshëm në kampionat, për sa i përket edhe sezonit të ardhshëm në Champions./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!