Vladimir Putin ka frikë nga shkëndija e demokracisë që po përhapet në vendin e tij, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, duke shtuar se presidenti rus po përpiqet të ndajë Evropën.
Deklarata e kancelarit Scholz është bërë në një intervistë për gazetën Münchner Merkur, e cila është publikuar sot në faqen e qeverisë gjermane.
I pyetur nëse Putin do të pranonte pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, kancelari gjerman tha: ” Presidenti rus duhet të pranojë se ka një grup në rritje të demokracive që i binden ligjit në “lagjen” e tij. Ai ka qartë frikë nga shkëndija e demokracisë që po përhapet në vendin e tij”.
Javën e kaluar, Komisioni Evropian propozoi që Ukrainës t’i jepej statusi i kandidatit për në BE, gjë që u mbështet edhe nga Scholz.
Putin ” do një Evropë të ndarë dhe një kthim në një politikë të sferave të ndikimit”, tha Solz, duke shprehur besimin se presidenti rus “nuk do të ketë sukses”. /abcnews.al