Sveçla për Abc: Çdo marrëveshje e nënshkruar po implementohet, hapja e kufirit Shqipëri-Kosovë mjaft e rëndësishme

schedule18:51 - 20 Qershor, 2022

schedule 18:51 - 20 Qershor, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë për gazetaren e Abc, Linda Karadaku, ka folur për marrëveshjet e firmosura në mbledhjen e përbashklët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sveçla tha se me rëndësi të madhe është firmosja e hapjes së kufijve, e cila do të lejojë lëvizje të lirë të qytetarëve të të dy shteteve. Ndërsa theksoi se në marrëveshje përfshihet gjithashtu që banorët që jetojnë në harkun e 60 kilometrave përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, do të mund të lëvizin të lirë, pa qenë nevoja të kalojnë në kufi, mjafton që të kenë një dokument që vërteton që është banor i asaj zone.

I pyetur nga gazetarja Karadaku se a janë sheshuar mosmarrëveshjet mes Ramës dhe Kurtit, Sveçla tha se kryesore mbetet interesi për kombin, të tjerat janë gjëra që zgjidhen.

Pjesë nga intervista:

Karadaku: Zoti ministër keni nënshkruar një marrëveshje të re sot që ka të bëjë me kalimin e kufirit, do të do të shohim një kufi të hapur pa doganierë, pa ndalesa?

Sveçla: Në fakt kemi nënshkruar dy marrëveshje për kufirn, njëra ka të bëjë me kalimin e lehtësuar në kufirin e Vermicës, aty deri ën shtator nuk do të ketë me kufi, do të ketë qarkullim pa kufi, të pandalshëm të veturave.  Gjithashtu do të kemi nënshkruar protokollin e marrëveshjes së kaluar ku në një brez prej 30 kilometra në anën e Shqipërisë dhe 30 kilometra në atë të Kosovës, banorët e këtij brezi do të kenë mundësinë të kalojnë kufirin pa kurrfarë pengese kudo që ata ndodhen. Fshatra të cilat që deri tani që u është dashur që të bëjnë rrugë për të shkuar në pikën kufitare, tani do të mund të kalojnë kufirin pa asnjë problemi në vijën e gjelbër, mjafton që të kenë një dokument që ata janë banorë të kësaj zone.

Karadaku: Patët kryeministrin Edi Rama një delegacion të madh të Shqipërisë, tani që dolët jeni të lumtur të gjithë, jeni të kënaqur me këtë vizitë?

Sveçla: Absolutisht po. Ne kishim një numër të madh të marrëveshjeve, të cilat po implementohen. Është mbledhja e 3-të e përbashkët e jona, dhe të gjitha marrëveshjet po i fusim në aplikim, realisht po i implemetojmë ato në terren kjo është arsyeja pse ne jemi të kënaqur me iniciativa të tilla.

Karadaku: Ka pasur problematika nëpërmjet lidershiqip Shqipëri-Kosovë, gjëra jo fort të këndshme, mungesë dakordësie siç është Ballkani i Hapur, apo marrëdhëniet që Tirana zyrtare po ndërton me Beogradin zyrtar, janë sheshuar tashmë këto apo keni pakënaqësi?

Sveçla: Dallimi në opinione për çështje të ndryshme edhe mund të kemi, por ato i diskutojmë dhe i sheshojmë ato paqartësi, por ka dhe raste kur pajtohemi që të mos pajtohemi. Por me rëndësi është që të dy palët palët të kenë interesat primare të kombit, gjithë të tjerat pastaj janë sekondare.

/Abcnews.al/