Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Policia greke asgjeson rreth 1 ton kanabis shqiptar

schedule20:31 - 4 Maj, 2019

schedule 20:31 - 4 Maj, 2019

Rreth një ton kanabis të ardhur nga Shqipëria janë sekuestruar në Greqi në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat i jep policia greke që ka publikuar edhe një video nga aksioni i fundit.

Vetëm drejtoria policore e Kosturit, ka sekuestruar muajt e parë të këtij viti rreth 1 ton kanabis me prejardhje nga Shqipëria. Lënda narkotike është sekuestruar në operacione ku u kanë kaluar prangat transportuesve apo trafikantëve shqiptarë.



Por po ashtu janë të shumtë edhe shtetasi grekë që janë arrestuar gjatë këtyre operacioneve. Policia e Kosturit ka publikuar një video nga aksioni i ditës së shtunë, kur u asgjësuan nëpërmjet djegies në furrnaltë, 945.4 kilogramë kanabis dhe 8.2 kilogramë heroinë.

Sipas një raporti të policisë greke, nga Shqipëria vjen 71% e kanabisit që ka destinacion Greqinë. Por dyshohet se kjo shifër është më e madhe, pasi një pjesë e konsiderueshme e kanabisit të panjohur është kapur në zona pranë kufirit greko-shqiptar. Raporti bën të ditur se në operacionet anti-drogë janë arrestuar gjatë një viti 1273 shtetas shqiptarë dhe 8.186 shtetas grekë.

Raporti shton se afërsia gjeografike e ka bërë Greqinë pikë tranziti për ngarkesat e paligjshme të kanabisit shqiptar. Destinacioni i kësaj lënde narkotike është territori i Bashkimit Europian, por tash së fundi edhe Turqia, theksohet në raport./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!