Sali Berisha prezanton drejtorin e ri në PD

schedule13:17 - 20 Qershor, 2022

schedule 13:17 - 20 Qershor, 2022

Kryetari i PD dhe opozitës shqipare, Sali Berisha deklaroi sot në një konferencë shtypi se “Rama shoi në Kosovë duke mos njohur dhe duke mohuar gjenocidin serb ndaj Kosovës”.

Kryetai i PD, Berisha prezantoi sot edhe Dejtorin e ri të Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, Alfred Lela.

“Kam kënaqësi të paraqes para jush Drejtorin e zyrës së shtypit dhe komunikimit në PD, publicistin, gazetarin e mirënjohur, Alfred Lela. Alfredi ka një karrierë të suksesshme në fushën e gazetarisë. Pas përfundimit të studimeve ka bërë një vit kualifikimi në Masachusets University, ka kompletuar doktoraturën me një libër, më interesantin e jetës së tij. Do të drejtojë këtë sector jashtëzakonisht të rëndësishëm për partinë dhe për publikun me qëllimet më të mira për të vendosur standardet më të mira të transparencës, etikës së PD-së”, u shpreh Berisha.