EMRAT/ E rëndë, burri vret me thikë gruan më pas edhe edhe veten

schedule16:36 - 19 Qershor, 2022

schedule 16:36 - 19 Qershor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në zonën e Novolit në Leçe, ku një burrë ka varrë me thikë bashkëshorten e tij, dhe më pas është gjetur edhe vetë i vdekur.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ndodhi pak pas orës 2 të mëngjesit, ku 38-vjeçarja Donatella Miccoli dhe bashkëshorti i saj Matteo Verdesca, ndodheshin vetëm në shtëpi, pasi fëmijët i kishin dërguar tek gjyshërit.

Ngjarja ka ndodhur pasi çifti ishte kthyer në shtëpi pas nujë feste. Fqinjët kanë dëshmuar se fillimisht kanë dëgjuar grindje me zë të lartë, dhe më pas ulërima, pasi burri kishte qëlluar me thikë gruan.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për burrin vrasës, i cili u gjet disa orë më vonë në një zonë të braktisur i vdekur, ku dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!