Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në zonën kënetore pranë bregdetit të Talës në Lezhë. Raportohet se deri më tani janë djegur 20 hektarë shkurre dhe bimësi, ndërsa aktualisht është në rrezik një biznes i cili ndodhet afër zonës së përfshirë nga flakët.
Prej orëve të pasdites zjarrfikësit e Lezhës ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat të favorizuar dhe nga era janë përhapur në disa drejtime. /abcnews.al/