Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka qenë në një takim me fermerët e Dibrës, duke folur për problematikat që ata po hasin.
Kreu i qeverisë theksoi se Dibra do të bëhet qyteti i parë i agropërpunimit. Ndërsa u kërkoi fermerëve që të rrisin prodhueshmërinë dhe llojet e ndryshme të frutave.
Rama u ul këmbëkryq me banorët ndërsa shijoi edhe disa kokrra qershi, ndërsa një fermer i tha se në këtë periudhë nga Dibra janë vjelur 40 herë më shumë fruta në sasi dhe janë përfituar 41 milionë dollarë fitime më shumë se sa vitin e kaluar.
Sipas ministres së bujqësisë Frida Krifca, fermerët e Dibrës problem më të madh kanë tregun për shitjen e produkteve. Ajo shtoi se do të punohet për ndërtimin e një tregu bashkë me bashkinë e Bulqizës dhe Tiranës.
Rama shtoi se me rrugën e Arbrit, Dibra do të futen në tregun e Tiranës, ku do të shiten produktet e fermerëve.
./abcnews.al/