Në “Spitalin Amerikan 3” një shërbim dedikuar diagnostikimit dhe trajtimit për dhimbjen e kokës

schedule17:25 - 18 Qershor, 2022

schedule 17:25 - 18 Qershor, 2022

Në Shqipëri shpesh qytetarët kanë tendencën që dhimbjen e kokës ta vetëtrajtojnë me qetësues të ndryshëm qe merren nëpër farmaci. Neglizhenca apo edhe të mos pasurit njohuri bën që të mbingarkohen me barna të cilat mund ta zgjidhin problemin vetëm përkohësisht. Mirëpo mjeku neurolog I Spitalit Amerikan 3, Fabio Antonacci shpjegon se çfarë mund të fshihet pas një dhimbje koke të zgjatur në kohë.

“Në Shqipëri ka qindra mijëra persona që vuajnë nga dhimbja e kokës. Shpesh te këta persona diagnostikohen me vështirësi, ose më saktë është e vështirë të gjesh një qendër të specializuar që merret me këto probleme. Ne e dimë që format më të përhapura të dhimbjes së kokës janë migrena, apo çefalea. Duhet thënë që ka edhe nga ata persona të cilët vuajnë nga dhimbja e kokës në kohëzgjatje më të madhe, ose çefalea kronike. Kur kemi të bëjmë me çefalenê kronike, kjo ndikon shumë në cilësinë e jetës së pacientëve. Shpesh humbasin përqendrimin në punë apo në shtëpi, gjithashtu I privon edhe në aktivitetet sociale. Ndaj është shumë e rëndësishe ti diagnostikosh dhe ti trajtosh këta pacientë. Sipas statistikave, janë 30000 qytetarë në Shqipëri që dhimbjen e kokës e trajtojnë me qetësues që I marrin vetë nëpër farmaci. Prandaj është e rëndësishme që të kemi një diagnozë, që në bazë të saj të japim edhe mjekimin e duhur.”

Në Qendrën e Diagnostikimit dhe Trajtimit të dhimbjes së kokës në spitalin Amerikan 3  trajtohen të gjithë format e dhimbjes së kokës; ato tensive, me origjinë nga qafa, migrena e të tjera.

 “Së pari këta persona kanë nevojë për një detoksifikim nga këto produkte farmaceutike, e cila mund të bëhet këtu në Spitalin Amerikan 3. Dhe kjo e kthen pacientin në një stil jetese optimal. Për herë të parë në spitalin Amerikan 3 është një qendër e specializuar për diagnostikimin dhe trajtimin e dhimbjeve të kokës,  ku ne konsultohemi me të gjithë specialistët, kardiologë, neurologë, ortoped, në mënyrë që të përcaktojmë një diagnozë të saktë. Duhet të dimë që dhimbja e kokës nuk është thjesht një etiketim, por mund të jetë një patologji, e cila mund të trajtohet, mund të mbahet në kontroll me rezultate të shkëlqyera. Madje ka edhe trajtime jo farmaceutike, të cilat ne i ofrojmë në spitalin Amerikan 3. “

Neurologu Fabio Antonacci ka një eksperiencë mbi 30 vjeçare në studimin, diagnostikimin dhe trajtimin e dhembjeve të kokës, nevralgjisë kraniale, dhembjeve të qafës. Prof. Dr.Fabio Antonaci ofron sherbimet e tij në Spitalin Amerikan 3. /abcnews.al/