Joe Biden  bën “karambol” me biçikletë

schedule17:14 - 18 Qershor, 2022

schedule 17:14 - 18 Qershor, 2022

Joe Biden u rrëzua nga biçikleta e tij. Kjo ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në Delaware, teksa ai dhe gruaja e tij festonin 45 vjetorin e martesës. Presidenti amerikan u nis me gruan e tij për një xhiro me biçikletë i rrethuar nga agjentët e sigurisë.

Pak çaste para rënies, ai përshëndeti gazetarët me një dorë dhe iu tha ‘Mirëmëngjes’. Biden dhe gruaja e tij shënuan dje 45 vjetorin e martesës dhe po kalojnë fundjavën e festës së 19 qershorit në plazh. /abcnews.al/