Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Favorizuan kultivimin e kanabisit, Gjykata merr vendimin për 4 efektivët e policisë në Velipojë

schedule17:08 - 18 Qershor, 2022

schedule 17:08 - 18 Qershor, 2022

“Arrest shtëpie” dha gjykata e shkallës së parë në Shkodër për 4 efektivët e policisë të ndaluar me urdhër të agjensisë së mbikqyrjes policore, pasi akuzoheshin për favorizim të kultivimit të kanabisit në Velipojë.

N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë,  – do të qëndrojnë deri në përmbyllje të plotë të hetimeve në arrest shtëpie.

Akuzat e ngritura ndaj tyre u zbehen në sallën e gjyqit, kur vetë efektikët kanë treguar se kanë qënë vetë këta të fundit që kanë zbuluar parcelën me kanabis, duke kryer më pas asgjesimin e 560 bimëve.

Prokurori i çështjes Albert Muçaj u tërhoq nga kërkesa për lënien e tyre në burg, duke pranuar arrestin shtëpiak, gjë që u pranua edhe nga kryesuesja e ççshtjes Irida Kacerja. Ky nuk është rasti i parë që të tilla operacione që finalizohen me bujë, shfryhen më pas në gjykatë për shkak të provave që rrëzohen dhe dëshmive që japin vetë të akuzuarit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!