Zyrtare/ Arsenal rinovon kontratën me Eddie Nketiah, sulmuesi ndryshon numrin e fanellës

schedule14:56 - 18 Qershor, 2022

schedule 14:56 - 18 Qershor, 2022

Eddie Nketiah ka rinovuar kontratën me Arsenalin, me palët që janë dakortsuar për të vazhduar të bashkëpunimin mes tyre.

Lajmi e ka bërë zyrtare vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se sulmuesi do të mbajë veshur fanellën e “Topçinjve” deri në vitin 2027, teksa mbi shpinë do të mbajë numrin 14, numër që më parë ka qenë në pronë të Thierry Henry.

23-vjeçari ka refuzuar oferta nga Bundesliga dhe klube të tjera të Premier League për të qëndruar në “Emirates Stadium”, teksa këtëe sezon në 28 ndeshje ka gjetur rrugën e rrjetës në 10 raste. /f.a/abcnews.al