EBU në bisedime me BBC, Boris Johnson thotë se Eurovisioni duhet të mbahet në Ukrainë

schedule14:25 - 18 Qershor, 2022

schedule 14:25 - 18 Qershor, 2022

Kryeministri britanik, Boris Johnson thotë se Eurovision duhet të mbahet në Kiev vitin e ardhshëm. Ky koment vjen pasi Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha një ditë më parë se ka nisur diskutimet me BBC për ta zhvilluar edicionin e ardhshëm në Britaninë e Madhe për shkak të luftës.

EBU iu drejtua BBC -së për të zhvilluar festivalin në Britani pasi Sam Ryder, i cili përfaqësoi Mbretërisë së Bashkuar këtë vit u rendit në vendin e dytë. Por Johnson këmbëngul se duhet të jetë Ukraina vendi ku duhet të zhvillohet, me besimin se lufta do të ketë mbaruar deri vitin e ardhshëm.

“Nuk mendoj se është e drejtë. Shpresoj që Unioni Evropian i Transmetuesve ta pranojë këtë. Kjo gjë është një vit larg. Ukrainasit e fituan atë në mënyrë të drejtë. Edhe pse ne patëm një përfaqësim të shkëlqyer, mendoj se atyre duhet t’u jepet shansi për ta pritur eventin“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!