Kush eshte “Krishti”, polici bos i rrjetit të kokainës në Athinë: Si u zbulua

schedule12:54 - 18 Qershor, 2022

schedule 12:54 - 18 Qershor, 2022

Një grup i trafikimit të drogës që vepronte në periferinë jugore është zbuluar nga policia në Greqi.

Katër persona u arrestuan në kuadër të operacionit, ndërsa “koka” e bandës ishte një shef policie që njihej me pseudonimin “Pablo Escobar” ose “Krishti” për shkak të flokëve të gjata dhe mjekrës së tij.

Lexo edhe: “Çorape”, “djalë i mirë” dhe “puro”, zbërthehen kodet e bandës, një shef policie në krye të rrjetit të drogës

Po ashtu të përfshirë ishin edhe një DJ i njohur si “Simos”, një biznesmen dhe një 30-vjeçare e papunë e quajtur “Areti”.

Polici 33-vjeçar vepronte në Atikën Jugore, duke ditur lëvizjet dhe patrullimet e kolegëve.

Ai shpërndante drogë në parkimet e supermarketeve të zonës dhe në dyqanet e natës.

Polici ishte vënë në shënjestër që në shtatotin e vitit të kaluar dhe në përfundim të operacionit rezultoi se ai kishte 37 klientë që blinin drogë nga karteli i tij.

24 prej klientëve janë identifikuar dhe 13 janë në proces identifikimi.

Nga mediat greke mësohet se “Pablo Escobar”, “Simos” dhe biznesmeni nuk i kanë pranuar veprimet e tyre ndërsa “Areti ” ka pranuar veprimet, duke përshkruar me detaje lidhjen dhe rolin e të gjithë të përfshirëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!