Një 31-vjeçar që ka kanosur një oficer policie është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, një oficer policie. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /abcnews.al