Dakota Johnson është padyshim një ndër aktoret më të mira hollivudiane, e cila ka spikatur gjithmonë jo vetëm për talentin e saj, por gjithashtu dhe për stilin. Aktorja mori pjesë së fundmi në premierën e filmit “Cha Cha Real Smooth”, që u mbajt së fundmi në Neë York.
Për këtë rast, aktorja ka bërë një paraqitje që mund ta kopjoni këtë verë nëse jeni të ftuar në një dasmë apo çfarëdo eventi tjetër. Më konkretisht, Dakota Johnson ka kombinuar një fustan xhaketë të bardhë nga marka Area, kombinuar me një palë taka me majë dhe një çantë lëkure Gucci.
Fustani i saj xhaketë kishte një dizajn të veçantë në anën e pasme me kristale që zbulonin shpinën duke krijuar një pamje më seksi.
/abcnews.al