Lëviznin me biçikleta për të furnizuar shoferët me “të bardhë”, arrestohet shqiptari dhe marokeni në Itali

schedule16:32 - 16 Qershor, 2022

schedule 16:32 - 16 Qershor, 2022

Korrierët e drogës lëviznin me biçikleta për të furnizuar përdoruesit me kokainë.

Por njëri prej tyre u arrestua nga policia e Firenzes ndërsa po pedalonte nga via del Poderaccio në via dell’Argingrosso, në periferi, për të furnizuar klientët që afroheshin me makinë.

Ai është një maroken 22-vjeçar.

Policia i kishte vënë nën hetim të rinjtë dhe në via del Poderaccio 22-vjeçari i dha një pako të vogël shoferit të makinës nga biçikleta me të cilën udhëtonte.

Në këtë kuadër, sipas asaj që është konstatuar, i arrestuari ka shitur drogë në të paktën tre raste: një gram kokainë në këmbim të 40 eurove shoferit të parë, tre doza shoferit tjetër për 80 euro dhe një sasi për 20 euro, shkruan Abc.news.al.

Në momentin e kontrollit policia i gjeti 22-vjeçarit  tre doza të tjera kokainë dhe disa para, të ardhurat e dyshuara nga shitja.

Mediet e huaja bëjnë me dije se u ndalua edhe një 23-vjeçar shqiptar me akuzën e trafikut të kokainës dhe hashashit. Pak pas orës 23:00, i riu u kap në Piazza Beccaria duke hipur në një motoçikletë së bashku me një burrë tjetër. Shqiptari u përpoq të arratisej dhe nisi të vrapojë. Gjatë vrapit ai hodhi pothuajse 5 gramë hashash dhe 6 doza kokaine, të cilat u gjetën në  tokë nga agjentët.

Policia e arriti dhe e ndaloi në afërsi të sheshit Ghibellina./abcnews.al/