Kryetari i Prishtinës i prerë: “Sunny Hill” i takon Kosovës, vitin tjetër do të rikthehet në shtëpinë e vet

schedule13:19 - 16 Qershor, 2022

schedule 13:19 - 16 Qershor, 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në konferencën për media ka dhënë disa detaje shtesë rreth zhvendosjes së “Sunny Hill” në Tiranë.

Fillimisht, ai fajësoi qeverinë për shkak të zvarritjes në dhënien e pronës së kërkuar.

LEXO EDHE: “Sunny Hill Festival” u zhvendos në Tiranë, kryetari i Prishtinës në konferencë për shtyp: Faji i qeverisë

Më tej, Rama u shpreh që “Sunny Hill” i takon Kosovës, Prishtinës dhe të rinjve në vend.

“Siç e keni kuptuar këto ditë Sunny Hill Festival nuk do të mbahet në Prishtinë, ky është një lajm dëshpërues për kryeqytetin si dhe për gjithë Kosovën. Sunny Hill Festival i takon Kosovës, i takon Prishtinës, të rinjve dhe të rejave tona që me padurim e kanë pritur edicionin e sivjetmë”, tha ai.

Sakaq, Rama beson se nga viti tjetër ky festival do të kthehet sërish në Prishtinë, aty ku edhe e ka vendin.

“Kam besimin e plotë se festivali Sunny Hill nga viti tjetër e tutje do të jetë në shtëpinë e vetë në Prishtinë, pra këtu edhe ku e ka vendin”, deklaroi Rama./abcnews.al