Vazhdojnë përpjekjet për evakuimin e civilëve nga Severodonetsk

schedule12:02 - 16 Qershor, 2022

schedule 12:02 - 16 Qershor, 2022

Forcat ruse thonë se do të mundësojnë hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve nga fabrika kimike Azot në Severdonetsk pas dështimit të evakuimit të planifikuar ditën e djeshme, sipas BBC.

Forcat separatiste kanë hyrë në fabrikën kimike, por  nuk ishin në gjendje të largonin ushtarët ukrainas nga fabrika, tha Leonid Pasechnik, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhansk, sipas agjencisë së lajmeve Tass.

Nga ana tjetër, OKB-ja tha se qindra civilë janë strehuar në bunkerë në fabrikën kimike Azot. Një nga urat e fundit që shërbente për evakuimin e civilëve është shkatërruar në fillim të kësaj jave, duke penguar kështur përpjekjet e civilëve për t’u larguar.

Gjithashtu po mbarojnë furnizimet thelbësore për civilët e bllokuar, shumë prej të cilëve janë strehuar në bunkerë në fabrikën kimike Azot.

/abcnews.al