Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kampioni shqiptar i “Muay Thai”: Fillova të luaja 34-vjeç, për të përballuar dhimbjen e humbjes së babait

schedule08:12 - 16 Qershor, 2022

schedule 08:12 - 16 Qershor, 2022

Ervis Bici është kampioni shqiptar në Muay Thai, i cili ia ka dal t’i bëjë ballë këti sporti luftarak. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se këtë sport e ka nisur në moshën 34-vjeçare dhe të gjithë e kanë gjykuar se është shumë vonë.

Sakaq, Ervisi ka zbuluar se këtë sport e ka nisur për të luftuar dhimbjen e madhe pas humbjen së të atit.

“Unë e kam nisur shumë vonë këtë sport, në mos hën 34-vjeçare. E doja sportin, por nga që nuk kemi qenë mirë ekonomikisht, më është dashur të punojë.

Fillimisht e kam nisur për të harruar një dhimbje personale. Kur isha I vogël, ai më shikonte dhe më thoshte ti kaq I dobët dhe ke kaq shumë energji. Unë kam punuar çdolloj pune murator, zdrukthtari, në fushën e ndërtimit.

Nëse ti mendon që ia del, ia del në çdolloj moshe. Nuk duhet të mendosh se kë ke përballë. ti duhet të besosh, të stërvitesh dhe ti thuash vetes do ia dal. Shumë pak persona kanë besuar te unë. Thoshin ku e filloi ky në këtë moshë, e ka lënë truri. Unë zgjohesha akoma më herët.

Kam pësuar shumë dëmtime, kam thyer mollëzën dhe kam shkuar në spital. Jam dëmtuar në shumë vende, por ia kam dal”, u shpreh kampioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!