Berisha: Ju tregoj sekretin, pse Xhaçka dhe Peleshi nuk shkuan me Ramën në Ukrainë

schedule12:10 - 15 Qershor, 2022

schedule 12:10 - 15 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjesit sot mbërriti në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Dy lidrët kanë udhëtuar fillimisht drejt Polonisë, ndërsa prej andej janë nisur me tren për në zemër të Ukrainës.

Rama është shoqëruar në Ukrainë nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri, Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Ish-kryeministri Berisha ndërkohë ka reaguar në lidhje me mungesën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropës Olta Xhaccka dhe atij të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha thotë se e ai e di se pse Xhaçka dhe Peleshi nuk shkuan me Ramën në Ukrainë.

Sipas Berishës, Peleshi dhe Xhaccka u refuzuan nga vetë Rama, pasi ai e di se bisedime Zelensky do të ngrinte çeshtjen e qendrimit të dyfishtë të Ramës ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Berisha thotë se Rama, në shkelje të sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze të anijeve ruse në portet tona dhe se sipas Berishës këto bisedime nuk mund ti dëgjonin Peleshi dhe Xhaçka.

Reagimi i plotë
Rama shkoi ne Ukraine i shoqeruar vetem nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skederbuçit.
Nga udhetimi u perjashtuan ministri i mbrojtjes Peleshi dhe e jashtmia Xhaçka. Udhetimi i ketyre te fundit u refuzua nga vete Rama. Kjo, sepse ai e dinte se ne bisedime Presidenti Zelenski do ti ngrinte Rames çeshtjen e qendrimit te tij te dyfishte ndaj agresionit rus kunder Ukraines.
Dihet se Shqiperia nga njera ane ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukraines dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusise, por nga ana tjeter, Edi Rama pranon turistet rus vrases, perdhunues dhe pengmarres ne luften ne Ukraine, te cilet vijne nga Beogradi ne Shqiperi per pushime dhe energji te reja per tu kthyer me pas ne front dhe vazhduar genocidin e krimet kunder njerezimit, kunder qytetareve te Ukraines.
Perveç kesaj, Rama, ne shkelje te sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze te anijeve ruse ne portet tona. Keto bisedime nuk mund ti degjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer ne Shqiperi, gojet e tyre qe nuk mbyllen kurre, do te zbardhnin çdo gje.
Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe politiken dy-fytyreshe te Edi Rames ndaj Ukraines dhe kerkoj qe kjo politike te marre fund menjehere.”

/abcnews.al/