VIDEO/ Fermerët e Shkodrës bllokojnë rrugën në shenjë proteste

schedule11:59 - 15 Qershor, 2022

schedule 11:59 - 15 Qershor, 2022

Fermerët e Shkodrës kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër çmimit të lartë të naftës.

Ata kanë bllokuar rrugën nacionale Shkodër-Lezhë në afërsi të fshatit Melgushe për rreth pesë minuta, ndërsa krah tyre ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila.

Kujtojmë që ditën e sotme është thirrur një tjetër proetstë kundër çmimit të lartë të naftës dhe produkteve të tjera.

Qytetatrët kanë njoftuar se do të marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në orën 18:00 me sloganin “S’mban më ujë pilafi!”/ abcnews.al