Pas Elbasanit, RENEA shfaqet në Ukrainë

schedule10:20 - 15 Qershor, 2022

schedule 10:20 - 15 Qershor, 2022

RENEA është shfaqur në Ukrainë. Kryeministri Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç sot ndodhen në Kiev me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelensky.

Me sa duket,forcat  RENEA shoqërojnë dy kryeministrat shqiptarë për të siguruar mbrojtjen e tyre. Ata shfaqen në videon e publikuar në Facebok nga Abazoviç gjatë vizitës në Irpin.

Rama dhe Abazoviç mbërritën në Kiev në orët e para të mëngjesit me tren.

Ndërkohë pak ditë më parë RENEA zhvilloi një operacion të bujshëm në Elbasan, në kërkim të personave të shpallur në kërkim.

Gazetari Artan Hoxha, zbuloi në Abc se RENEA kishte ndërmarrë një operacion sekret për të arrestuar një person shumë të kërkuar, i cili deri më tani nuk ka rezultuar në listat e policisë.

Sipas gazetarit, askush nuk e dinte për operacionin që do të zhvillohej./abcnews.al/