Zbulimi i fundit, gjendet kokainë në karkaleca

schedule13:52 - 2 Maj, 2019

schedule 13:52 - 2 Maj, 2019

Shkencëtarët kanë gjetur kokainë, në karkalecat e ujërave të ëmbla, ndërsa kryenin testime për përmbajtjen e kimikateve në lumenjtë e Suffolk, provincë angleze pranë Londrës.

Sipas studimit, shkencëtarët kishin marrë mostra, nga 15 zona të ndryshme, rezultatet e të cilës dolën në të njëjtin përfundim. Përveç kokainës, studiuesit kanë konstatuar edhe praninë e ketaminës. Studiuesit u shprehën se kjo ishte një gjetje e habitshme.

Sipas BBC, studimi i botuar në revistën “Environment International”, verifikonte nivelin e mikro-ndotësve të ndryshëm në karkalecat e ujërave të ëmbla.

Ky studim tregon se kokaina u gjet në të gjitha kampionet e testuara. Bashkë me kokainën dhe ketaminën, karkalecat kishin të përhapura edhe shumë pesticide të gjurmëve farmaceutike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!