Altin Bici, simpatizant i PD, është dhunuar në fshatin Labinot Fush. Sipas banorëve Altini është rrahur nga simpatizantët e Gjergj Lucës. Altin Bici edhe pse ne një gjendje të rënduar është shoqëruar me forcë nga oficerët e patrullës Shqiponja se bashku me një person tjetër.
Shyqyri Bici kushëriri i Altin Bicit tregon si ndodhi ngjarja.
“Ishte këtu brenda. Kaloi aty (jashtë), çova një çun i thashë shko shiko se më duket po zihen. Doli Arjani aty, e sollën këtu brenda. Vetëm kur erdhi një fuoristradë e zezë. Erdhën këtu, Arjani po i mbante që mos bënin gjë, ai i gjuajti Arjanit. Kanë marrë Arjanin dhe Altinin. Erdhën këtu policët, unë dola i sqarova. Vetëm kur erdhi furgoni e morën zvarrë për krahësh Altinin dhe Arjanin. Mirë Altini që ishte një nga protagonistët, po Arjani në vend të punës?”, tha ai.
Jashtë ambienteve të komisariatit ndodhej edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi.