Bullizuan të riun, procedohen penalisht 3 policë të komisariatit Korçë

schedule17:26 - 14 Qershor, 2022

schedule 17:26 - 14 Qershor, 2022

Prokuroria e rrethit gjyqësor të Korçës ka nisur procedimin penal për 3 punonjës të Komisariatit të Korçës.

Shkak dyshohet se është bërë një video në Tik Tok ku bullizohej një shtetas në kohë pandemie, i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid-19.

Burime për Abc bëjnë me dije se policët e kanë shoqëruar për mungesën e maskës, dhe më pas e akuzonin për vjedhje të riun.

Policët i kanë thënë se ka vjedhur gjithë Korçën dhe është numri 1 që kërkohet për vjedhje.

Gjithë biseda e regjistruar më pamje, është publikuar pas më tepër se 2 vitesh në rrjete sociale.

Sipas burimeve mësohet se i riu ka bërë kallëzim pranë AMP dhe ditën e sotme ka filluar edhe procedimi penal ndaj policëve.

Pritet njoftimi zyrtar nga ana e AMP dhe Prokurorisë së Korçës./abcnews.al/