Nemanja Matic tashmë është lojtari më i ri i Romës, me serbin që u transferua te verdhekuqtë si lojtar i lirë.
Mesfushori është prezantuar ditën e sotme te Roma, teksa Matic ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, ndërsa ekziston edhe opsioni për të zgjatur kontratën edhe për një vit.
33-vjeçari do të jetë nën urdhrat e Jose Mourinhos për herë të tretë në karrierë. Matic me trajnerin portugezin punuan te Chelsea dhe Manchester United.
? Benvenuto alla Roma, @NemanjaMatic ?#ASRoma pic.twitter.com/VggrUFwdKv
— AS Roma (@OfficialASRoma) June 14, 2022
/f.a/abcnews.al