Kukësi ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës, teksa përveç lëvizjeve të shumta në dalje, tashmë verilindorët kanë bërë edhe afrimin e parë në këtë merkato.
Sipas “Supersport” kuksianët kanë arritur të firmosin me futbollistin nga Maqedonia e Veriut dhe bëhet fjalë pikërisht për Jakup Berisha.
Sulmuesi 22-vjeçar që në të kaluarën e tij ka luajtur edhe me Shkëndijën e Tetovës, Shkupin dhe Vardarin pritet të bëjë diferencën në kampionatin shqiptarë.
Berisha sezonin e fundit e mbylli në kampionatin maqedonas teksa u aktivizua në radhët e Pelister Bitola ku koleksionoi 31 paraqitje duke dhuruar edhe tre asiste por pa ia dalë të gjejë rrugën e rrjetës. /f.a/abcnews.al