Shtyhet vetëm Luftëtari-Flamurtari

schedule19:15 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 19:15 - 1 Dhjetor, 2017

Futbolli shqiptar i elitës nuk do të ndikohet nga reshjet e dendura të ditëve të fundit. Klubet dhe Federata Shqiptare kanë rëndë dakord që këtë fundjavë, të luhen të gjitha ndeshjet, me përjashtim të njërës.

Superliga vendos të sfidojë motin.
Pavarësisht reshjeve të dendura në pjesën më të madhe të vendit, ndeshjet e javës së 13-të do të zhvillohen sipas programit, thuajse të gjitha.
Federata Shqiptare e Futbollit bëri me dije zyrtarisht se është rënë dakord me klubet që të mos ketë shtyrje, besohet për të mos ngjeshur më shumë kalendarin.
Kjo, sepse shumica e impianteve ku do të luhen takimet besohet se nuk kanë probleme.
Stadiumi i Korçës, ai i Durrësit, i Shkodrës dhe i Lushnjes thuhet se janë gati të mirëpresin përballjet e javës, që do të jenë Skënderbeu-Kukësi, Teuta-Kamza, Vllaznia-Laçi dhe Lushnja-Partizani.
Luftëtari-Flamurtari është ndeshja e vetme që shtyhet për ditën e hënë, në 4 dhjetor, për shkak se stadiumi I Gjirokastrës për momentin është përmbytur nga uji.
Ndryshe nga Superliga, është vendosur të shtyhen sfidat e Kategorisë së Parë dhe asaj të Dytë, për shkak se qytetet, të cilave i përkasin ekipet, ka vështirësi të mëdha për shkak të përmbytjeve./abcnews.al